Lectionary Calendar
Sunday, June 2nd, 2024
the Week of Proper 4 / Ordinary 9
Attention!
Partner with StudyLight.org as God uses us to make a difference for those displaced by Russia's war on Ukraine.
Click to donate today!

Read the Bible

Shqip Bible

Psalmet 129

1 Shumë më kanë shtypur që në rininë time, le ta thotë Izraeli:2 "Shumë më kanë shtypur qysh prej rinisë sime, por nuk kanë mundur të më mposhtin.3 Lëruesit kanë lëruar mbi kurrizin tim dhe kanë bërë aty brazda të gjata".4 Zoti është i drejtë; ai i preu litarët e të pabesëve.

5 U turpërofshin të gjithë dhe kthefshin krahët ata që urrejnë Sionin!6 U bëfshin si bari i çative, që thahet para se të rritet;7 nuk ia mbush dorën korrësit, as krahët atyre që lidhin duajt;8 dhe kalimtarët mos thënçin: "Bekimi i Zotit qoftë mbi ju; ne ju bekojmë në emër të Zotit".

 
adsfree-icon
Ads FreeProfile