Lectionary Calendar
Sunday, June 2nd, 2024
the Week of Proper 4 / Ordinary 9
Attention!
Partner with StudyLight.org as God uses us to make a difference for those displaced by Russia's war on Ukraine.
Click to donate today!

Read the Bible

Shqip Bible

Psalmet 20

1 Zoti të dhënte përgjigje ditën e fatkeqësisë; emri i Perëndisë të Jakobit të mbroftë me siguri lart.2 Të dërgoftë ndihmë nga shenjtërorja dhe të dhëntë përkrahje nga Sioni;3 Mos i harroftë të gjitha ofertat e tua dhe pranoftë olokaustin tënd. (Sela)4 Të dhëntë atë që zemra jote dëshëron dhe plotësoftë të gjitha planet e tua.5 Ne do të këndojmë tërë gaz në çlirimin tënd dhe do të lartojmë flamuret tona në emër të Perëndisë tonë. Zoti i plotësoftë të gjitha kërkesat e tua.

6 Tani e di që Zoti shpëton të vajosurin e tij; do t'i përgjigjet nga qielli i tij i shenjtë me forcën shpëtimtare të dorës së tij të djathtë.7 Disa kanë besim te qerret dhe të tjerë te kuajt, por ne do të kujtojmë emrin e Zotit, Perëndisë tonë.8 Ata u përkulën dhe ranë; por ne u ngritëm përsëri dhe mbahemi në këmbë.9 Shpëtomë, o Zot; mbreti le të na përgjigjet ditën në të cilën do të këlthasim.

 
adsfree-icon
Ads FreeProfile